Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka deklaruar sot se Këshilli i Sigurimit sa më parë që të jetë e mundur do ta nxjerrë vendimin mbi Kosovën dhe sërish ka mbështetur propozimin e të dërguarit të tij për Kosovën, Martti Ahtisaari.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka thënë se anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë duke u konsultuar rreth çështjes së Kosovës dhe se ai personalisht “ka biseduar me shumë burrështetas dhe kryeministra dhe se nga ata ka kërkuar mbështetjen për këtë çështje”.
Ban Ki Moon ka shtuar se çfarëdo vonese në këtë drejtim nuk do t’i kontribuojë përmirësimit të situatës, pikërisht për faktin e pozicioneve diametralisht të kundërta mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Propozimi i të dërguarit tim, Martti Ahtisaari, përmbanë të gjitha elementet e duhura për ndërtimin e ardhmërisë së Kosovës”, ka thënë Ban Ki Moon
Propozimi i Martti Ahtisaarit nënkupton pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën, mirëpo Beogradi e ka kundërshtuar këtë zgjidhje, duke propozuar autonomi të mbikëqyrur dhe bisedime të reja për Kosovën. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka deklaruar për RTV 21 se pret që “Bashkimi Evropian do të bisedojë me Serbinë lidhur me këtë çështje”.
E Verteta 4_U
they keep telling soon the settlement will be done with, but everytime its just another LIE to the people of Kosova !
e mërkurë, maj 30, 2007
Këshilli i Sigurimit shumë shpejtë do ta nxjerrë vendimin për Kosovën, thotë Ban Ki Moon
Postuar nga E verteta 4_U në 5/30/2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment