e diel, maj 20, 2007

"Observer" shkruan per mundesine e vetos ruse dhe friken nga lufta ne Kosove

Në një artikull të sotëm të Observer-it shkruan se serbët dhe shqiptarët e dinë se Rusia është ajo që i mban çelësat e së ardhshmes së tyre. Në Kosovë sot shtrohet vetëm një pyetje- ”çfarë do të bëjnë rusët?, shkruan gazeta, duke rikujtuar se lufta në Kosovës është ndalur më 1999, por, sikur që konfirmojnë edhe diplomatët, konflikti në të vërtet nuk është ndërprerë asnjëherë.
Gazeta shkruan po ashtu se ajo që e bën pikëpamjen ruse kaq të rëndësishme është se plani i Ahtisarit tashmë është vendosur në tryezën e Këshillit të Sigurimit dhe se pika nga e cila nuk ka mbrapakthim është kaluar tashmë, ndërkohë Rusia ka shpallur kërcënimin se mund ta përdorë të drejtën e vetos.Rusia ka vënë në qarkullim kundërpropozimin e saj, përmes të cilit ajo e le “sovranitetin e përgjithshëm” në duar të Serbisë , duke rrezikuar kështu përsëritjen e dhunës. Gazeta sjell pritjet e shqiptarëve që pavarësia të ndodh brenda disa javësh, por edhe pritjet serbe për rikthimin e Serbisë në Kosovë. “Gjatë viteve të fundit, në e kemi ndërtuar Kosovën“, citohet të ketë thënë kryeministri Çeku i cili për gazetën deklaroi se skenari më i keq tash është paqartësia e perspektivës.

Nuk ka komente: