e premte, maj 25, 2007

Shpërthim zjarri në Prishtinë

Sot në orët e hershme të mëngjesit në depot e “Viva Marketit ” në afërsi të tregut me shumicë në Prishtinë, ka shpërthyer zjarr. Sipas zëdhënëses së Shërbimit Policor të Kosovës, Sabrije Kamberi, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha, pasi zjarri ka përfshirë edhe disa depo të tregut që gjenden në afërsi të këtij marketi.
Ekipet e zjarrfikësve dhe të njësitet policore të Kosovës menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin si dhe po bëjnë përpjekje për identifikimin e shkaktarëve të tij , ka thënë zëdhënësja Kamberi.

Nuk ka komente: