e shtunë, qershor 02, 2007

Ban Ki Moon mbështet plotësisht planin për Kosovën

Ashtu siç u paralajmërua, bisedimet në nivel të ekspertëve të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit për harmonizimin e mëtejmë të gjuhës përfundimtare të rezolutës mbi vazhdun në New York, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka ritheksuar edhe njëherë mbështetjen e tij të plotë për planin Ahtisaari dhe në mënyrë indirekte edhe për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën siç e rekomandon ai.
Në pyetjen se a do të krijonte një bllokadë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës një veto e mundshme ndaj planit Ahtisaari, të dërguarit të posaçëm të tij, sekretari përgjithshëm tha se është një dokument që ende në mënyrë aktive po shqyrtohet nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit. "Nuk do të doja të bëj ndonjë
koment tani për tani, sepse duhet të presim dhe shohim si do të veprojë Këshilli i Sigurimit. Siç e kam thënë edhe më parë, unë i japë një mbështetje të plotë rekomandimeve të dërguarit tim të posaçëm", tha Sekretari i Përgjithshëm. Ndërkaq, kur është fjala tek rezoluta mbi Kosovën që në themel do të mbështesë rekomandimet e Ahtisaarit, zyrtarët amerikanë kanë theksuar se ata duan që për të të votohet javën e ardhshme në Këshillin e Sigurimit në New York. Sipas burimeve në Kombet e Bashkuara, tanimë ekzistojnë edhe votat e nevojshme për miratimin e saj nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit, natyrisht me kusht që Rusia të mos përdorë veton. /S.gashi/

E Verteta4_U

 How many times will they keep telling us ban ki moon supports ahtisarris plan ?????????

Nuk ka komente: