e mërkurë, qershor 06, 2007

Në një varrezë masive në Serbi, pritet të gjenden eshtrat e 500 shqiptarëve

Autoritetet serbe kanë filluar sot hapjen e një varreze masive në të cilën besohet se janë te varrosur rreth 500 shqiptare, viktima te luftës ne Kosove. Këtë informacion e kanë dhënë disa dëshmitarë të cilët kanë pohuar së në fillim të qershorit të vitit 1999 me katër kamionë janë transportuar rreth 350 kufoma nga Kosova. Zhvarrosja po bëhet në zonën e kufirit mes Serbisë dhe Kosovës, dy kilometra nga linja kufitare.

Gjate hapjes se varrezës ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komisionit për personat e zhdukur në Serbi; përfaqësues të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar; të Gjykatës se Hagës; misionit te OSBE-se; te UNMIK-ut dhe përfaqësues te institucioneve të Kosovës.

Kjo do të jetë varreza me e madhe e zbuluar ne Serbi pas vitit 2001, kur trupat e më se 800 kosovarëve janë gjetur në gropa te thella, në një vend ku stërviteshin forcat policore, në të dale te Beogradit dhe në Serbinë lindore.

Ndërkohë, koordinatorja e Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Nysrete Kumnova, ka thënë sot për Radio Kosovën se “Këtë informacion e kemi që prej një viti, por nuk kemi mundur ta bëjmë publik, pasi nuk ishte e sigurt nëse ka trupa të shqiptarëve atje”.

Nuk ka komente: