e diel, qershor 10, 2007

Sot e nesër /9 e 10 qershor/ kufiri me Shqipërinë nuk mund të kalohet pa pasaportë

Përmes një komunikate mër opinion, SHPK-ja ka njoftuar se marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë, për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim e cila ka hyrë në fuqi me 1 qershor 2007 dhe vlen deri më 30 Shtator 2007, nuk do të zbatohet për datën 9 dhe 10 qershor 2007. Për kalimin kufitar në këto dy data nevojitet që qytetarët e Kosovës të kenë me vete pasaportat, ndryshe nuk do t’iu lejohet kalimi.
Kjo është bërë me vendimin e autoriteteve shqiptare për shkak të vizitës se Presidentit Bush që do t’i bëj Shqipërisë, thuhet në kumtesën për opinion të lëshuar nga Zyra për informim publik e SHPK-së, Komanda Kryesore e Policisë në Prishtinë.


http://www.rtklive.com/?newsId=7989&PHPSESSID=733872c5ff0feae3ea32320cd2586fc9&PHPSESSID=8c06c1927ea6bd20175f187f5894c988

Nuk ka komente: