e diel, shtator 30, 2007

Intervistë e Albin Kurtit dhënë gazetës ILLYRIA

Përderisa politikanët e Kosovës durojnë dhe presin prej tyre do të kërkohet vetëm një gjë: që të durojnë dhe presin. Pra, atyre u sugjerohet që të mos bëjnë asgjë (që nuk do t’u thuhet). Kësaj radhe nuk po flasin se deri kur duhet të pritet por prej kur duhet të fillohet të pritet. Dihet se për 120 ditë nuk do të ketë kurrsesi përcaktim (të ri) të statusit dhe më pastaj duhet të fillohet pritja e paafatizuar. Sigurisht që problemi kryesor është përmbajtja e varfër, dhe gjithnjë e më e varfër, e asaj për të cilën na ftojnë ta presim. Maksimumi teorik tashmë nuk është pavarësia por Pakoja e Ahtisaarit e cila e shpërbën Kosovën në baza etnike dhe fetare ndërsa autoritet suprem e bën kreun e një misioni të BE-së që e trashëgon dhe zëvendëson UNMIK-un.

Nuk ka komente: