Ekipi i Unitetit përsëriti sot se pavarësia e Kosovës nuk ka alternativë dhe i hodhi poshtë deklaratën e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Treshen ndërkombëtare, Volfgan Ishinger, se pavarësia e Kosovës nuk është në tryezën e bisedimeve në procesin ndërkombëtar. Udhëheqësi i ekipit, presidenti Fatmir Sejdiu, përkujtoi se treshja nuk ka mandat as të propozojë e as të imponojë formula për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
e martë, shtator 18, 2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment