Partia Demokratike e Kosovës e ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare dhe vendore dhe kryetari i saj, ish-udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi mesa duket do të jetë kryeministri i ri. Sipas sondazheve në dalje të qendrave të votimit, PDK-ja udhëheq me një shumicë të qartë, me 35 për qind të votave në zgjedhjet e së shtunës. Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 22 për qind të votave. Nëse rezultatet paraprake konfirmohen, shanset janë që të dyja partitë të formojnë një koalicion qeveritar.
e diel, nëntor 18, 2007
Kosovë: PDK-ja e Hashim Thaçit fiton shumicën në zgjedhje
Postuar nga E verteta 4_U në 11/18/2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
1 koment:
PALAVROSSAVRVS REX!
Posto një koment