Këshilli Qendror Zgjedhor, në një konferencë për media bëri të ditur rezultat preliminare për balotazh në 23 komuna të Kosovës. Sipas KQZ-së Partia Demokratike e Kosovës ka shënuar fitore në katërmbëdhjetë komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në gjashtë komuna dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në tri komuna. Për komunën e Prishtinës ka shënuar fitore Isa Mustafa nga radhët e LDK-së me 58.8 për qind të votave. Rezultatet përfundimtare pritet të jepen në fund të javës së ardhshme.
e diel, dhjetor 09, 2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment