e mërkurë, maj 23, 2007

Substanca Narkotike

Për vite me radhë thanë se Kosova do të bëhet e pavarur vitin e ardhshëm. Vitin e kaluar thanë se Kosova do të bëhet e pavarur deri në fund të vitit. Në fund të vitit të kaluar thanë se Kosova do të bëhet e pavarur në fillim të këtij viti në të cilin ndodhemi tash. Thanë se duhej pritur vetëm edhe pak, vetëm edhe disa javë derisa Serbia të mbante zgjedhjet e saj. Thanë se duhet të jemi të durueshëm: Ahtisaari medoemos do ta sjell pavarësinë në paketën e tij. Më pas thanë se nuk duhet të paragjykojmë përmbajtjen e paketës, le të presim e të shohim se çfarë ka brenda thoshin.

Meqë paketa megjithatë komentohej, thanë se ajo përmban substancën e shtetit. Meqë simulimi i së panjohurës nuk u eci, nisi të simulohej e paqena. Në fakt, kjo substancë kinse e shtetit është substancë narkotike, është substanca më e re narkotike. Çdo herë kur premtimit të tyre i skadon afati, ata vijnë me një premtim tjetër dhe afat tjetër. Para se rrena e tyre të zbulohet, e zëvendësojnë atë me një tjetër rrenë. Tamam kur qytetarët e përgjumur të Kosovës nisin të zgjohen, janë aty politikanët e vendit ata që vijnë me një dozë të re të një substance të re narkotike, që përkujdesen për hibernimin e vazhdueshëm të qytetarëve. Vetëm populli i fjetur i mundëson e toleron këta politikanë të cilët luksin e tyre e kanë në llogari të djersës së popullit, të cilët pozitat e tyre i kanë në llogari të pazareve fatale me tokën dhe të ardhmen e popullit.

Këta politikanë u sugjerojnë qytetarëve që të shpresojnë, që të besojnë dhe që të shikojnë. Që të shpresojnë iluzionin, që të besojnë rrenat, që të shikojnë televizorin e të mos protestojnë. Demokracia e thotë të kundërtën: mos shpreso por vepro; mos beso por vepro; mos shiko por vepro. T’i luftosh negociatorët kosovar do të thotë të mbrosh veten. Ata pranojnë çkado për Kosovën për të pasur gjithçka për veten e tyre. Komuna e copëtuar e Gjilanit do ta ketë gjashtëfish më të lartë dendësinë e popullësisë sesa komuna e trefishuar territorialisht e Artanës me shumicë serbe. Fatura e shpenzimeve dhe dëmeve të këtyre politikanëve na mbetet neve. Ata s’çajnë kokën për qytetarët. Ata brengosen vetëm dhe vetëm për veten dhe rrethin e tyre.

Fëmijëve të tyre nuk u mungojnë librat, veshmbathja, ushqimi, kujdesi shëndetësor dhe pushimet verore në det. Të afërmëve të tyre nuk u mungojnë bursat, vendi i punës dhe pagat e majme. Ata janë pak njerëz që kanë shumë pasuri, mu për shkak se aq shumë njerëz kanë fare pak ose aspak të mira materiale. Prandaj, ata kanë nevojë për durimin dhe heshtjen tonë, për pritjen dhe mashtrimin tonë. Prandaj, atyre nuk u bëhet vonë dhe me komoditet flasin për çlirimin, lirinë e demokracinë që na i solli bashkësia ndërkombëtare, për vullnetin e popullit që së shpejti do ta vë në vend bashkësia ndërkombëtare! Çlirimi, liria dhe demokracia që vijnë nga jashtë asnjëherë nuk janë të vërteta. Vullnetin e popullit nuk e realizon bashkësia ndërkombëtare dhe askush tjetër përveç vetë popullit. Që të realizohet vullneti i popullit, populli duhet të shndërrohet në këtë vullnet të tij. Populli nuk është diku anash ose jashtë.

Populli jemi ti dhe unë, secili prej nesh, të gjithë ne. Kur ky vullnet i popullit nuk përfaqësohet dhe nuk mbrohet në institucionet e sistemit, atëherë ai duhet të artikulohet jashtë tyre, kundër tyre, për ndryshimin e tyre. Të kënaqurit janë pakicë. Të pakënaqurit janë shumicë. Të kënaqurit janë në sistem. Të pakënaqurit nuk janë të përfaqësuar. Ata duhet të dëgjohen. Andaj, ata duhet të bëhen të zëshëm. Nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, nëpër rrugët e lirisë. Sepse aty nis liria. Sepse ashtu nis liria. Për vite me radhë thanë se Kosova do të bëhet e pavarur vitin e ardhshëm.

Vitin e kaluar thanë se Kosova do të bëhet e pavarur deri në fund të vitit. Në fund të vitit të kaluar thanë se Kosova do të bëhet e pavarur në fillim të këtij viti në të cilin ndodhemi tash. Thanë se duhej pritur vetëm edhe pak, vetëm edhe disa javë derisa Serbia të mbante zgjedhjet e saj. Thanë se duhet të jemi të durueshëm: Ahtisaari medoemos do ta sjell pavarësinë në paketën e tij. Më pas thanë se nuk duhet të paragjykojmë përmbajtjen e paketës, le të presim e të shohim se çfarë ka brenda thoshin. Meqë paketa megjithatë komentohej, thanë se ajo përmban substancën e shtetit. Meqë simulimi i së panjohurës nuk u eci, nisi të simulohej e paqena. Në fakt, kjo substancë kinse e shtetit është substancë narkotike, është substanca më e re narkotike. Çdo herë kur premtimit të tyre i skadon afati, ata vijnë me një premtim tjetër dhe afat tjetër. Para se rrena e tyre të zbulohet, e zëvendësojnë atë me një tjetër rrenë.

Tamam kur qytetarët e përgjumur të Kosovës nisin të zgjohen, janë aty politikanët e vendit ata që vijnë me një dozë të re të një substance të re narkotike, që përkujdesen për hibernimin e vazhdueshëm të qytetarëve. Vetëm populli i fjetur i mundëson e toleron këta politikanë të cilët luksin e tyre e kanë në llogari të djersës së popullit, të cilët pozitat e tyre i kanë në llogari të pazareve fatale me tokën dhe të ardhmen e popullit. Këta politikanë u sugjerojnë qytetarëve që të shpresojnë, që të besojnë dhe që të shikojnë. Që të shpresojnë iluzionin, që të besojnë rrenat, që të shikojnë televizorin e të mos protestojnë. Demokracia e thotë të kundërtën: mos shpreso por vepro; mos beso por vepro; mos shiko por vepro.

T’i luftosh negociatorët kosovar do të thotë të mbrosh veten. Ata pranojnë çkado për Kosovën për të pasur gjithçka për veten e tyre. Komuna e copëtuar e Gjilanit do ta ketë gjashtëfish më të lartë dendësinë e popullësisë sesa komuna e trefishuar territorialisht e Artanës me shumicë serbe. Fatura e shpenzimeve dhe dëmeve të këtyre politikanëve na mbetet neve. Ata s’çajnë kokën për qytetarët. Ata brengosen vetëm dhe vetëm për veten dhe rrethin e tyre. Fëmijëve të tyre nuk u mungojnë librat, veshmbathja, ushqimi, kujdesi shëndetësor dhe pushimet verore në det. Të afërmëve të tyre nuk u mungojnë bursat, vendi i punës dhe pagat e majme. Ata janë pak njerëz që kanë shumë pasuri, mu për shkak se aq shumë njerëz kanë fare pak ose aspak të mira materiale. Prandaj, ata kanë nevojë për durimin dhe heshtjen tonë, për pritjen dhe mashtrimin tonë.

Prandaj, atyre nuk u bëhet vonë dhe me komoditet flasin për çlirimin, lirinë e demokracinë që na i solli bashkësia ndërkombëtare, për vullnetin e popullit që së shpejti do ta vë në vend bashkësia ndërkombëtare! Çlirimi, liria dhe demokracia që vijnë nga jashtë asnjëherë nuk janë të vërteta. Vullnetin e popullit nuk e realizon bashkësia ndërkombëtare dhe askush tjetër përveç vetë popullit. Që të realizohet vullneti i popullit, populli duhet të shndërrohet në këtë vullnet të tij. Populli nuk është diku anash ose jashtë. Populli jemi ti dhe unë, secili prej nesh, të gjithë ne. Kur ky vullnet i popullit nuk përfaqësohet dhe nuk mbrohet në institucionet e sistemit, atëherë ai duhet të artikulohet jashtë tyre, kundër tyre, për ndryshimin e tyre.

Të kënaqurit janë pakicë. Të pakënaqurit janë shumicë. Të kënaqurit janë në sistem. Të pakënaqurit nuk janë të përfaqësuar. Ata duhet të dëgjohen.

Andaj, ata duhet të bëhen të zëshëm. Nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës, nëpër rrugët e lirisë.

Sepse aty nis liria.

Sepse ashtu nis liria.

Nga Albin Kurti

( Translation in english coming soon)

Nuk ka komente: