BE ka shfaqur shpresen qe Kina dhe Indonezia te shfaqin bashkepunim me te mire, duke e mbeshtetur rezoluten e KS per pavaresine e mbikqyrur te Kosoves
Hamburg- Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian jane takuar ne Hamburg me homologet e tyre nga Azia. Bashkimi Evropian ka shfaqur shpresen qe Kina dhe Indonezia te shfaqin bashkepunim me te mire, duke e mbeshtetur rezoluten e Keshillit te Sigurimit per pavaresine e mbikqyrur te Kosoves.
Por, sipas BBC-se, shefi i politikes se jashtme dhe te sigurise se BE-se, Havier Solana, nuk ka arritur te binde ministrin e jashtem kinez qe te mbeshtese planin per pavaresine e mbikqyrur te Kosoves. Shefi i diplomacise kineze Jang Eçi ka deklaruar qe Pekini deshiron nje zgjidhje per statusin e ardhshem te Kosoves e cila do te ishte e pranueshme edhe per serbet edhe per shqiptaret e Kosoves. (Kosova)
e martë, maj 29, 2007
Ministrat e BE-se biseduan me homologet nga Azia edhe per Kosoven
Postuar nga E verteta 4_U në 5/29/2007
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
Nuk ka komente:
Posto një koment