e martë, maj 29, 2007

Ryker: Statusi i Kosovës do të zgjidhet për disa javë

I pyetur per disa përshtatje të mundshme të planit të Ahtisarit, kryeadministratori i Kosoves konsideron se substanca e statusit është në duart e Këshillit të Sigurimit

Pragë/Prishtinë - Kryeadministratori Joakim Ryker shfaqi mendimin se UNMIK-u nuk duhet të merret me datat për zgjidhjen e statusit të Kosovës. “Administrata e Kombeve të Bashkuara është duke e ndihmuar procesin e statusit, por vendimin për statusin e merr Këshilli i Sigurimit në Nju Jork” tha Ryker ne nje interviste për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se bëhet fjalë për disa javë dhe jo me muaj.
I pyetur per disa përshtatje të mundshme të planit të Ahtisarit, Ryker konsideron se substanca e statusit është në duart e Këshillit të Sigurimit, duke vleresuar si të rëndësishme deklaratën e marsit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara që ka mbështetur tërësisht planin e Ahtisarit. Shefi i UNMIK-ut tha se shpreson që KS do të adoptojë rezolutën në bazë të planit të Ahtisarit dhe nuk beson se do të dështojë procesi.
Duke folur për sfidat që gjenden përpara për ta bërë Kosovën një shtet funksional, Ryker tha se tani ekzistojnë "bazat për funksionimin e demokracisë, për funksionimin e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë së tregut", ndonëse sipas tij, "përmirësimet e mëtejshme janë të nevojshme". Ne vijim Ryker tha se qe nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit e deri tek dorëzimi konkret i pushtetit nga UNMIK, në institucionet e përkohshme dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet të sigurohet miratimi i ligjeve që janë paraparë me pakon e Ahtisarit. "Me këto ligje, Kosova jo vetëm që do të bëhet një entitet funksional, por njëkohësisht do të mundësohet edhe zbatimi i vetë pakos. Kjo është baza e statusit", nënvizoi Ryker.
Duke folur per kundërshtimet ndaj pakos së Ahtisarit nga përfaqësuesit e komunitetit serb, Ryker vlereson se ka shenja se të paktën një pjesë e madhe e këtij komuniteti është duke e pare nga afër pakon e kryenegociatorit. "Ata e dijnë se propozimi gjithëpërfshirës u jep atyre jo vetëm një të ardhme të sigurtë, por gjithashtu një të ardhme në të cilën serbët dhe pakicat tjera në Kosovë, do të kenë perspektiva politike dhe ekonomike", tha Ryker. Kryeadministratori tha se shpreson që udhëheqësit serbë në veri të Kosovë do ta rishikojnë me kujdes edhe një herë planin e Ahtisarit dhe përmbajtjen e tij. Kosova

E Verteta4_U

 Ryker Po rrenë shume !!!!!!!!!!!

Nuk ka komente: